Thyen rekordin e golave të Lampard, Junajtid dhe PSG duelojnë për mesfushorin portugez

Mançester Junajtid dhe PSG janë hedhur në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit portugez të Sportingut të Lisbonës, Bruno Fernandes. Mesfushori luzitan ka shkëlqyer me paraqitjet e tij këtë sezon dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e klubeve elitare të Europës.

24-vjeçari ka realizuar në të gjithë kompeticionet e këtij sezoni 28 gola, duke regjistruar një rekord përsa i përket një mesfushori. Fernandes ka kaluar në këtë mënyrë ish-legjendën e Çelsit dhe të Anglisë, Frenk Lampard, i cili në sezonin e 2009-2010, teksa aktivizohej me blutë e Londrës u ndal në kuotën e 27 realizimeve. Ndërkohë, sipas mediave portugeze në ndeshjen e fundit të Sportingut ka pasur skautë për mesfushorin nga

Mançester Junajtid dhe PSG që duket se kanë nisur të duelojnë për mesfushorin. Ndërkaq, për Bruno Fernandes nuk është një rastësi shënimi i golave pasi edhe në vitet e kaluara e ka mbyllur vitin me numra dyshifrorë. Gjithashtu, Fernandes ishte i grumbulluar më Kombëtaren e Portugalisë në Botërorin e Rusisë, ndërsa tashmë është një lojtar fiks te luzitanët.