Të Luftëtari janë të bindur: Mirë që na ra Tirana, ekipeve të kryeqytetit ua kemi marrë dorën

Në ambientet e FSHF-së është hedhur shorti për Kupën e Shqipërisë, ku Luftëtari do të provojë forcën përballë Tiranës. I pranishëm për të ndjekur nga pranë shortin e hedhur, ishte aksioneri i Luftëtarit, Artur Dadaj i cili u shpreh për mediat se i ka pëlqyer shorti i hedhur duke qenë se Luftëtari ia ka marrë dorën klubeve të kryeqytetit.

“Më pëlqeu shorti, ua kemi marrë dorën ekipeve të kryeqytetit. Interesante është se me Tiranën jemi rivalë për mbijetesë. Kemi shpresa të kalojmë në finale të Kupës. Kemi shumë besim për mbijetesën, edhe në Kupën e Shqipërisë.

Kemi mundur Partizanin në Tiranë, pse të mos e kalojmë edhe Tiranën e ta fitojmë trofeun. Shpresat janë të mëdha, ekipi është i mirë dhe në formë, trajneri është i zoti. Jemi gati dhe do të plotësojmë çdo kriter”, tha Dadaj. /Erjon Allaraj-VipSport.al/