Surpriza në stërvitjen e Partizanit, Telushi me grupin, edhe mbrojtësi i dëmtuar merr pjesë

Partizani ka nisur sot përgatitjen për ndeshjen e radhës me Kastriotin ditën e shtunë në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës. Të kuqtë do të synojnë që të marrin 3 pikët e radhës për ta bërë edhe më të lehtë rrugën drejt marrjes së titullit kampion. Trajneri Skënder Gega në seancën e sotme, e para anti-Kastriot grupi ka qenë i plotë.

Por, ka pasur edhe risi në seancën stërvitore, pasi është parë Bruno Telushi që është bashkuar me skuadrën dhe në fushën me bar sintetik ka nisur edhe stërvitjen individuale nën kujdesien e stafit teknik dhe atij mjekësor duke marrë këshillat herë pas here.

Por, jo vetëm Telushi. Një tjetër vlonjat i dëmtuar rëndë ka qenë i pranishëm, pikërisht sot kur ka pasur edhe datëlindjen dhe bëhet fjalë për mbrojtësin Hektor Idrizaj. Ai është takuar me stafin dhe shokët e skuadrës.

E.S./Vipsport.al/