Strakosha ndali penalltinë, Inzagi komplimenton portierin: U tregua vendimtar dhe i zoti

Tomas Strakosha edhe një herë tjetër ka qenë protagonist në fitoren e Lacios, ditën e djeshme përballë Udinezes. Kryeqytetasit zbritën në fushë për të luajtur ndeshjen e prapambetur të Serisë A, ndërsa arritën një triumf shumë të rëndësishëm dhe tashmë janë sërish në garë për një vend në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, suksesi nuk ishte e thjesht, teksa në momentin që lacialët po kryesonin me rezultatin 2-0, iu akordua kundër një penallti. Megjithatë, nga pika e bardhë mendoi portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Tomas Strakosha i cili neutralizoi goditjen e De Pol, duke ruajtur avantazhin e dy golave të tijve. Një moment kyç i ndeshjes pasi nëse do të ishte realizuar atëherë takimi do të ishte rihapur, por 24-vjeçari u tregua deçiziv.

I këtij mendimi ishte dhe trajneri i Lacios, Simone Inzagi pas ndeshjes teksa nuk kurseu komplimentat për pritjen e Strakoshës. “Momenti i 11 metërshit mund të kishte rihapur takimin, por pritja e Strakoshës bëri që të ruanim avantazhin e dy golave. Strakosha u tregua i zoti dhe mjaft deçiziv në atë moment”, tha Inzagi. Ndërkaq, Strakosha në këtë sezon ka fituar edhe më shumë siguri teksa me pritjet vendimtare ka qenë protagonisti kryesor në triumfet e Lacios.

/Egi Çabeli-VipSport.al/