Statusi i klubit, stafi dhe rinovimet, e ardhmja e Vllaznisë është peng e politikës!

Vllaznia është një ekip që financohet nga Bashkia e Shkodrës dhe 100% e detyrimeve mbulohen nga pushteti vendor. Shkodranët po vuajnë shumë mungesën e një presidenti. Kjo duket se ka kushtëzuar shumë edhe ecurinë e tyre në këto vitet e fundit, kur për herë të parë në hi9storinmë e tyre pësuan edhe rënien nga kategoria.

Por, në Shkodër, pavarësisht se flitet shumë për projekte, duket e vetëm në korrik do të ketë lëvizje për Superioren. Shkodranët do të mbeten peng i zgjedhjeve, dhe politikës. Drejtuesit nuk mund të marrin asnjë vendim, pasi në qershori mbahen e zgjedhjet për kreun e Bashkisë në Shkodër dhe gjithë Shqipërinë.

Ndaj edhe drejtuesit aktual nuk do të bëjnë asnjë lëvizje, qoftë në staf dhe rinovimet me lojtarët, pasi nëse do të ketë ndryshime në drejtimin e Bashkisë atëherë gjërat mund të mos shkojnë sipas planit.

E.S./Vipsport.al/