Skënderbeut s’i ndahen mungesat as ndaj Laçit, humb mesfushorin e rëndësishëm

Skënderbeu do të luajë ditën e shtunë në orën 16:00 në qytetin e Laçit me skuadrën vendase. Trajneri Orges Shehi duket e në këtë sfidë nuk do të ketë një nga lojtarët më në formë në dispozicion, mesfushorin me tipare-sulmuese, Gjergji Muzaka.

Ky i fundit u dëmtua dhe la fushën e blertë në të 59-tën minutë të sfidës së javës së shkuar me Kastriotin në Korçë të cilën korçarët e fituan 4-0. Dëmtimi i Muzakës duket më i rëndë nga sa u mendua fillimisht. Ndaj edhe në laç mesfushori kryeqytetas nuk do të jetë.

Idriz Toskiç është një alternativë e mirë në mesfushë duke parë rikthimin e tij në formën më të mirë, por prte që në vend të  Muzakës të luajë si titullarë Nazmi Gripshi, i cili bëri mirë ndaj Kastriotit dhe është kthyer në një pikë të rëndësishme në ofensivën korçare.

E.S./Vipsport.al/