Skandali, denoncon fizioterapistja e Pogradecit: Një vit pa mjekë, paguajmë nga jashtë për ndeshjet zyrtare!

Shqetësimi i klubit të futbollit të Pogradecit ku në ndeshjet që luajnë brenda, jo vetëm ekipi i parë, por edhe moshat nuk ka një mjek profesionist, i ka detyruar që ta zgjidhin në rrugë private. Madje, duke paguar mjekë me honorare që të jenë të pranishëm në ndeshjet zyrtare në ekipin e parë dhe moshat, kjo vetëm e vetëm për të shmangur tragjeditë.

Alma Angjo, fizioterapistja e njohur tregon se si prej një sezoni nuk ka reaguar drejtoria e spitalit të Pogradecit, ndonëse ka pasur edhe shkresa nga klubi për problemin në fjalë: “Është vërtetë e dhimbshme që të mos ketë mjek në një ndeshje futbolli. Klubi detyrohet që të paguajë me honorare, sepse është fatale të mos zhvillosh ndeshjet pa një mjek profesionist. Unë jam fizioterapiste dhe shpesh herë bëj edhe detyrën e mjekut, në ndeshje por edhe stërvitje. Futbolli ka të papritura të pakëndshme”.

“Pak kohë më parë klubi ka siguruar një autoambulancë sepse edhe ajo nuk na vihej në dispozicion, ndonëse institucioni përgjegjës në Pogradec e ka bërë detyrë sepse aktiviteti futbollistik është një garë zyrtare. Është e vështirë që të zhvillohen ndeshjet me një infermier dhe një fizioterapisë. Dashtë zoti mos ndodhin dëmtime të rënda apo atake kardiake, që ne kemi parë edhe në stadiumet e Botës!”,-tha Alma Angjo për mediat lokale.

E.S./Vipsport.al/