S’ka miqësore, Teuta ndeshje brenda grupit në fundjavë për të rritur konkurrencën

Teuta këtë fundjavë e ka pushim dhe do të marrë 3 pikët në tavolinë pasi luan me Kamzën. Por, trajneri Blendi Shkëmbi duket se nuk ka menduar që të luajë miqësore edhe për shkak të ruajtjes së lojtarëve nga ndonjë dëmtim i mundshëm në këtë periudhë të nxehtë të garës.

Durrsakët kanë menduar që të zhvillojnë një ndeshje brenda grupit, një mënyrë e zgjedhur nga stafi durrsak kjo edhe për të rritur konkurrencën brenda grupit. Të tilla takime, vlejnë shumë edhe në aspektin psikologjik. Trajneri durrsak, në javët e fundit ka ulur në stol disa nga titullarët, e madje ka pasur lojtarë që edhe kanë përfunduar në tribunë.

Teuta ndeshjen e radhës e zhvillon me Kukësin, në transfertë, ku pritet që të jetë e plotë, pasi edhe Frashërin e favorizon periudha e pushimit dhe do të jetë në dispozicion të stafit.

E.S./Vipsport.al/