Situata te Flamurtari, Sukaj: Presidenti na tha që do të na shohë duke fituar me xhepat plot

Xhevahir Sukaj nuk beson se një trajner shqiptar mund të marrë drejtimin e përfaqësueses kuqezi. Sipas tij, trysnitë e ndryshme mund të penalizojnë punën e trajnerëve shqiptarë edhe pse kishte të tillë që ndoshta mund ta bënin këtë punë.

“Kthim në Kombëtare? Unë e kam mbyllur kohë time. Në Iran shënova 21 gola në sezon e nuk më mori De Biazi. Kombëtarja normalisht ka nevojë për një trajner të huaj, mendoj se një trajner shqiptar nuk është në gjendje të marrë ekipin shqiptar. Mund të kesh lloj-lloj ndërhyrjesh.

Hasi? Pse jo! Unë isha i vogël kur hyra në kombëtare, isha në fillimet me Hasin dhe e shihja që ishte shumë i apasionuar te pjesa që fliste e thosha ‘ky do bëhet trajner’”, tha sulmuesi në “Procesi Sportiv”.

Më pas, ai tregoi edhe situatën te Flamurtari sa i përket financave. “Presidenti na ka thënë që këtë javë do t’ju shoh me xhepa plot. Ju kam parë të fitoni pa para, tani dua t’ju shoh të fitoni me xhepa plot. Ka thënë që do t’ju shlyej”. /vipsport.al/