Sinemati: Ky kampionat ishte më ndryshe dhe nuk e zbukuruam, Tirana nuk është e bukur

Kategoria Superiore po i afrohet fundit dhe ndryshe nga kampionatet e kaluara, ky nuk është zbukuruar shumë sipas Gëzim Sinematit. I ftuar në emisionin ‘Procesi Sportiv’, Sinemati u shpreh se Partizani e ka fituar kampionatin më herët, ndërkohë që Tirana nuk është skuadër e parë që të shihet.

Kampionati këtë vit ishte më ndryshe pasi shpesh herë e zbukurojmë vet dhe e bëjmë dramë deri në fund. Sivjet Partizani është shkëputur shumë dhe Skënderbeun nuk e gjykon dot. Skënderbeu ka luajtur dy herë agresiv këtë vit, me Kastriotin dhe Flamurtarin. Ajo që ndryshon me Skënderbeun dhe ekipeve tjera ka se kishte lidhje logjike. 10 pikë diferenca ka diçka pasi njerëzit janë të bindur se fiton Partizani. Këtu e ka mbaruar Partizani kampionatin pasi ta dinte se nuk ka mbaruar s’bënte ata lojë. Në Shqipëri hyjnë të gjithë për titull dhe përfundojnë për mbijetesë. I bie që nuk njohin veten.

Luftëtari dhe Tirana kërkojnë të bëjnë ndeshjen e jetës dhe janë në gjumë. Tirana duhet të fitonte pasi kishte raste por nuk përfituan. Po të shohësh ndeshjet e Tiranës, nuk të tërheqin. Nuk është skuadër që të kënaq të shihet, nuk është e bukur”, tha Sinemati. /VipSport.al/