Sinemati: Duan të ulin poshtë Tiranën, turp që nuk lejuan Ardi Memën as të vinte lule

Opinionisti sportiv, Gëzim Sinemati, ka ngritur alarmin se ka një komplot për të hedhur poshtë  Tiranën. Në “Procesi Sportiv” ai akuzoi FSHF-në se ka qenë e turpshme me vendimin e saj për të mbajtur atë dit larg fushës Ardi Memën duke argumentuar se ishte i dënuar e duke mos e lejuar të bënte homazhe për Ali Memën.

“Kur u tha ideja që të dënohen tre vite ata që hyjin në fushë, thashë që dhuna ndodh në korridore. Ai ishte një takim fals, e kuptuam të gjithë, kush donte të bënte hipokrizi. Dhuna të ne është biznes, sjell para, ca dënohen e ca jo, ka edhe poshtë dhunë, në Kategori të Parë e më poshtë. Në një vend që ka më shumë dhunë se arsye, ishte dita për të bërë festë për Memën. Ky futboll nuk ka lidhje farë me emrin e Memes. Këto mirë që nuk mbajnë të gjallët, por nuk respektojë as të vdekurit.

Federata po mundohet të fajësojë më shumë Tiranën, ajo që ka ndodhur në fushë e brenda, i bie asaj barra. Atë e kanë piketuar dhe duan që të ulin poshtë Tiranën. Imagjino në që prisnim Memën, ata nuk po respektojnë klubin mëmë të tijin. Po bëjnë eksperimente, do shohësh edhe arbitra të tjerë ca do të bëjnë me Tiranën.

Imagjinoni paradoksin. Ditën që është varrosur Mema është dënuar i biri trajner. Pra një pjesë e Federatës shkon për të përcjellë Aliun e madh dhe gjysma tjetër për të dënuan Ardin. Pastaj tjetra është që nuk e lanë të birin, trajnerin e Tiranës të shkonte të vinte lulet në fushë se rregullorja thotë që është i dënuar. Kujt ia thonë rregulloren këta! Kemi parë të dënuar të tjerë që shëtisin për shtate palë qejfe, kujt ia tregon rregulloren, Ali Memës? Ky është turp institucional, nuk e lanë në fushë se thanë ishte i dënuar 2 ndeshje, e kuptoni se ku shkon ligësia”, ishte shpërthimi i Sinematit. /vipsport.al/