Shqipëria U16 nis të bëhet e frikshme, fiton tjetër përballje në Turqi

Shqipëria U16 ka bërë një tjetër paraqitje të mirë në Turqi, duke marrë edhe fitoren e dytë në turneun miqësor “International U-16 Tournament”, duke mundur me rezultatin e pastër 3-0 skuadrën e Lituanisë.

Të besuarit e Elvin Beqirit kanë arritur të nisin dhe të mbyllin me fitore këtë turne miqësor, duke realizuar në total 4 gola në 3 ndeshje nga të cilat vetëm Turqia i ka mundur me rezultatin 1-0. Në minutën e 26, ka qenë Bajraktari ai që ka kaluar në avantazh skuadrën e tij, ndërkohë që në pjesën e dytë janë shënuar dhe dy gola të tjerë.

Në minutën e 46 ka qenë Neziri ai që ka shënuar sapo ka nisur pjesa e dytë, ndërkohë që në të 77-ën ka realizuar edhe golin e tretë Çereni. Shqipëria mundi pak ditë më parë Bjellorusinë me rezultatin 1-0 dhe me po të njëjtin rezultat, u mund nga Turqia.

Formacioni i Shqipërisë:

Simoni; Zhuzhi; Pano; Zabeli; Kurbasha; Neziri; Kote; Stafa; Halili; Bajraktari; Çereni