Shkëmbi: Të ishte futbolli me fjalë, do të ishin të gjithë kampionë

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, mendon se shqetësim nuk janë humbjet e skuadrës së tij, por mënyra se si vinë disfatat. Në “SuperSport”, ai deklaroi se tani të gjithë duhej të ulnin kokën e mendonin si të ktheheshin te sukseset sa më parë.

“Të humbasësh nuk është fundi i botës, por mënyra se si humbasim ne ndoshta është fundi i botës. Ishte përsëri një ndeshje e shëmtuar nga ana jonë, në asnjë moment në lojës. Një ndeshje ku nuk patëm dëshirën minimale për të fituar e luftuar. Ne duam të luftojmë, duket që na ka humbur kjo pjesë.

Mendoj se kemi shumë probleme si skuadër në tërësi në të dyja fazat, kemi shumë lojtarë jashtë forme e na bën të vuajmë në fushë. Më e rëndësishmja, nuk jemi të gatshëm psikologjikisht të luajmë për të fituar ndeshjen.

Të ishte futbolli me fjalë, do të ishin të gjithë kampionë. Nga unë i pari te futbollistët nuk duhet të thonë asgjë, të punojnë e vrapojmë të fitojmë ndeshjet. Për të thënë unë e futbollistët kemi thënë shumë gjëra por nuk kemi bërë asgjë siç duhet.

Problemi psikologjik janë rezultatet, nga ndeshja në ndeshje kur vijën rezultate të tilla. Nuk është fundi i botës të humbësh, më shqetëson si e humbim. Sa i përket fazës mbrojtëse unë e di që është përgjegjësi e imja edhe e skuadrës, por kanë ardhur rezultatet negative.

Më vjen e vështirë të them që futbollistët kanë frikë nga unë dhe gabojnë. Futbolli është që gjithçka e tregon fusha dhe këtë tregoi sot.

Pavarësisht mënyrës se si luajnë futbollistë veteranë, nuk i heq një presje asaj që kam thënë më parë për mënyrën se si stërviten e sillen, me mua me stafin e njëri-tjetrin. Nuk dua të gjej alibi te këto gjera. Kemi edhe penalitete për mosarritjen e Europës, nuk diskutohet që kemi si skuadër penalitete”, tha Shkëmbi. /vipsport.al/