Shehu: U vërtetua vjedhja e vitit të kaluar, FSHF po u merr klubeve paratë e tyre

Fation Shehu, botuesi i Vip Sport, ka radhitur të gjitha arsyet se pse klubet duhet të jenë të kujdesshme në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së që zhvillohet këtë të hënë. Ai radhiti disa nga ndryshimet e mëdha që pretendohen ët bëhen në statute, ndërsa preku disa shkelje të dukshme që vërtetohen nga këto ndryshime.

“Kjo është ndër Asambletë me ndryshimet më radikale që kanë ndodhur në 16 vitet e fundit. Klubet po penalizohen më shumë nga Federata në Asamble, do u hiqen edhe pak nga ato të drejta që u kishin mbetur. Nëse më parë mund të merrnin vendime për sponsor, për reklama, tani i kanë Federata. Komiteti Ekzekutiv mund të ketë të drejtën me rregullore si të vendosë e sa të vendosë. E drejta televizive, një nga të vetmet burime fitimi që e kishte Liga, nuk do ta ketë më ajo, por do ta ketë Komiteti Ekzekutiv. Thjesht po u marrin paratë. Nesër e drejta mund të shitet për shifër qesharake dhe klubet nuk do të kenë të drejtë të pretendojnë për asgjë.

Fatkeqësisht këtu kemi ambient sportiv me aktorë servilë dhe pa pikën e karakterit për të ruajtur staturën si përfaqësues klubi. U vërtetua vjedhja e Asamblesë. U propozua që të përjashtohen klube që nuk kanë aktivitet, tani e bëjnë, tani e thonë shprehimisht që të jesh anëtar duhet të jesh i regjistruar në gjykatë, ndërkohë që të 12 anëtarët e tjerë nuk i kishin. Nuk kemi korrigjuar gjë, është faktuar vjedhja e një viti më parë.

I pari që ndikohet është reklamat për stadiumet. Të gjitha klubet shqiptare kanë reklame në ambientet. Në ndryshimin që bëhet thuhet shprehimisht që Ekzekutivi do të krijojë rregullore e përcaktojë se si, ku e çfarë do të ketë në stadiume, është precedent e rrezik i madh se u heq të drejtën klubeve që të reklamojnë sponsorët. Të gjithë sponsorët që klubet kanë, mund të jenë në miniaturë. Kjo po ndodh se po bëhet ndryshimi në Ligjin e Sponsorizimit, do të ketë interesa të mëdha në lojë, Federata po bëhet faktor me vetëdije, me votën në allçi me krahun lart në Asamble. Propozimi mund të votohej në Asamble, por të paktën klubet mund të shprehin qoftë edhe kundër.

Ligji për Sportin ka parashikuar Arbitrazhin sportiv shqiptar. Në ligjin e para dy viteve u paracaktua që federatat kanë kohë të rregullon statutet, FSHF nuk e ka bërë. Por në të gjithë ndryshimet, çështjet thotë ankimohen në Lozanë, i detyron klubet që në pamundësi ekonomike ta bëjë këtë gjë.

Një pikë është që me miratimin e dokumenteve të Asamblesë 2018, pranohet që është bërë tjetërsimi i Fondit të Solidaritetit. Kjo është vjedhja më e madhe dhe është mashtrimi më i madh publik që u është bërë klubeve pasi deklaruan pak kohë më parë që u kishin dhënë këto para klubeve, Në fakt deklarohet se janë përdorur për të shlyer detyrime ndaj FSHF-së, kurse destinacioni i tyre janë akademitë”, shpjegoi Shehu. /vipsport.al/