Shehu: Kukësi ka të drejtë për gjyqtarin, lojtarët e Flamurtarit po japin mesazh për të tjerët

Fation Shehu, botues i VipSport.al, ka vlerësuar iniciativën e Kukësit për të kërkuar ndëshkimin e gjyqtarit Andi Koçi. Në “Rubrikën Sportive”, ai argumentoi se kjo kërkesë ishte e rrallë për mënyrën se si erdhi.

“Kjo kërkesë është pozitive dhe duket gjakftohtësia e drejtuesve edhe kur fitojnë. Ajo që bëri Kukësi, që pavarësisht fitores kërkon të dënohet gjyqtari, është mjaftueshëm me etike profesionale se nuk po influencohen nga emocione e ndeshjes, por nga ajo që u pa në fushën e lojës”, shpjegoi ai.

Ndërkohë, një nga të veçantat e kësaj jave në Superiore është edhe paraqitja e Flamurtarit që tashme e sheh veten në vendin e tretë të klasifikimit. “Flamurtari është një nga gjerat e bukura të kampionatit, nuk ak aq shumë luhatje sa kanë pasur skuadrat e tjera, ka mbajtur njëtrajtshmëri në paraqitje.

Po ta marrim nga njëra anë, duke luajtur pa u paguar, ata detyrën po bëjnë. Por përtej respektimit të vendit të punës, po japin mesazh për pjesën tjetër të futbollistëve, që të kuptojnë që futbolli është profesion. Historia e Flamurtarit tregon që i kanë marrë gjithmonë rrogat në fund, edhe pse jo sistematikisht. Mënyra se si janë paraqitur dhe fakti se si asnjë kundërshtar nuk i ka thënë ‘pse luani me ne’, për krenarinë që kanë treguar në mënyrën e lojës, është e vështirë t’i paragjykosh për ecurinë e tyre sportive”, tha Shehu. /vipsport.al/