Shehi: Kemi mundësi të kapim Europën, ja çfarë e motivoi Skënderbeun ndaj Kastriotit

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi ka folur pas fitores që skuadra e tij arriti ndaj Kastriotit, ku për mikrofonin e ‘Supersport’ tha se Skënderbeu ka mundësi për më lart në tabelë, duke shtuar se mendon edhe Europën.

“Fitorja? Gara sa vjen e bëhet e fortë dhe gjatë këtyre ditëve kam folur se çfarë do të bëjmë dhe duke bërë shumë gabime e duke u luhatur në renditje duhet parë para. Sigurisht që me skuadrën flas për ditë por kemi menduar se çfarë duhet bërë në 6 javë. Po vjen fundi dhe vetëm fundi mbahet mend pasi duhet të jemi të përgjegjshëm. I injektojmë që skuadra ka mundësi për më shumë por rezultatet po i fusin në krizë pasi janë të rinj. Sot e pamë që kishin edhe tension në fushë.

KAS-i dhe Europa? Skuadra i ka mundësitë pasi ne kemi bërë mirë dhe kemi humbur nga episodet pasi ishim në gjumë në disa raste. Mendoj se kemi mundësi për më lart. Nuk jemi aty ku duhet, por duhet të bëjmë më të mirën për të mos gabuar shumë rrugës.

Motivimi për Kastriotin? Na motivon që kemi edhe pak javë dhe që të arrihet objektivi nuk duhet të gabojmë më. Sa i përket skarcimeve, jam në dijeni të asaj që bëhet këtu dhe nuk është e saktë ajo që është folur. Do ketë ndryshime normalisht pasi nevojë për ndërhyrje ka edhe Reali e Juvja. Një pjesë e mirë e Skënderbeut do të jetë por askush nuk është i sigurt pasi kemi kontrata dhe as unë vetë nuk jam i sigurt.

Ndryshime në formacion? Kemi një grup me 16-17 lojtarë dhe në varësi të ndeshjeve bëjmë ndryshime. Sot kishim edhe Radasin dhe përdorëm edhe Pervanin. Kemi pasur ndeshje çdo 3 ditë dhe them se lojtarët ishin po ato.

Radas? Është nga më të rëndësishmit e skaudrës pasi është kapiten. Nuk e shoh nga pasaporta por nga cilësitë. Ndaj Partizanit nuk ishte i gatshëm dhe është shtylla e skuadrës. Peruan dhe Muzaka mund të ndryshojnë vendet pasi Pervan luan pas pykës dhe e justifikon atë pozicion dhe deri diku jam i kënaqur. Gjithçka luhet në varësi të situatave”, tha Shehi. /VipSport.al/