Rroca: Ia kam kërkuar trajnerit të luaj në krah, si sot shpresoj të mos ndodhë më

Eduart Rroca sot ka qenë një ndër lojtarët më të spikatur në fushën e lojës sot në ndeshjen mes Kukësit e Skënderbeut me pasimet e tije, dhe pse në një pozicion të pazakontë në fushë. Futbollisti ka shpjeguar për “SuperSport” se loja e tij si mesfushor krahu kishte qenë në fakt një kërkesë që ia kishte bërë vetë trajnerit Gjoka.

“Në çdo rol të ri që luajmë, mundohemi ët japim maksimumin. Ky ishte moduli më i mirë i lojës për skuadrën dhe të gjithë mundohemi të përshtatemi. Në fakt ia kam kërkuar profesorit të luaja në këtë pozicion se nuk kishim lojtarë krahu. Na shkoi mirë, të gjithë ishim të kënaqur me paraqitjen, edhe pse pësuam gol. Është kualifikim i hapur, por shkoi mirë. Loja bëhet paksa e vështirë kur nuk luan në pozicionin tënd, por kur të ndihmojnë shokët bëhet gjithçka më e lehtë. Nuk kam patur vështirësi falë kësaj.

Nuk është hera e parë që pësojmë këto gola.  Është thjesht moment mospërqendrimi që shpresoj të mos ndodhë më, se na kushtojnë shumë, Sidomos me një kundërshtar të tillë e një aktivitet të rëndësishëm.

A do doja Luftëtarin në finale? Ne do të ishim të lumtur nëse Luftëtari do të shkonte në finale, pastaj çdo njeri mundohet që të japë maksimumin për ekipin që luan. Unë shpresoj që Kupën ta fitojë Kukësi”, tha Rroca. /vipsport.al/