Rrëfimi i Keidi Bares për ‘Marca’: Në Malaga ndihem si në parajsë, nuk më duhet të ha fasule

Keidi Bare është kthyer në protagonist në Spanjë dhe shihet si një nga futbollistët më të rëndësishëm të Malagas. Së fundmi, mesfushori i Kombëtares ka dhënë një intervistë për prestigjiozen spanjolle ‘Marca’ ku ka treguar hapat e tij të parë në futboll si edhe ka folur për jetesën që bën në Spanjë.

Keidi Bare shprehet se në Spanjë mund të hajë ushqimet që ai do, ndryshe nga Shqipëria ku të gjithë hanë fasule, me përjashtim të Bares. Sakaq, Bare ka folur edhe për marrëdhënien që ka me sulmuesin Rei Manaj.

“Kam lindur në kohë lufte dhe ishte me të vërtetë kohë e vështirë. Ata që e kanë vuajtur më shumë, janë prindërit e mi. Që kur kam qenë fëmijë, kam pasur ëndrra të mëdha për futbollin dhe gjithashtu kam qenë i mirë në shkollë, por më i mirë në këtë sport. Familja bëri gjithçka për më të mirën time, si babai ashtu edhe nëna. Qaja çdo ditë deri sa i binda që të vazhdoja futbollin.

Pesë vite më vonë, u riktheva në Shqipëri nga Greqia dhe po luaja me Apoloninë ndërkohë që pesë muaj më vonë, më kërkoj Atletiko Madrid për një provë. Nuk e mendova dy herë këtë kërkesë.

Malaga? Jemi të gatshëm të vdesim me trajnerin Muniz. E vërteta është se ai i bën gjërat shumë mirë dhe të gjithë kemi këtë mendim. Është koka e skuadrës dhe e di se çfarë duhet të bëjë. Na motivon në mënyrën më të mirë dhe njerëzit duhet të kuptojnë se nuk mund të jesh gjithmonë mirë.

Jeta në Spanjë? Këtu është si në parajsë, të ecësh në bregdet, të hash ushqime deti, gjëra të cilat unë i pëlqej më së shumti. Është e bukur sepse në Shqipëri është një ushqim tradicional që të gjithë e hanë, fasulet. Nuk ka njeri në Shqipëri që nuk i ha, përveç meje (qesh).

Manaj? Ai është shoku im më i mirë dhe flasim e ngacmojmë shumë njëri-tjetrin. Kur kemi ndeshje ai mundohet të më demoralizojë por e di që ne do të fitojmë”, tregon Manaj. /Erjon Allaraj-VipSport.al/