Rrëfimi i Bakajt: Futbolli në Shqipëri ka pësuar rritje pas Europianit, një futbollist në Shqipëri jeton mirë

Elis Bakaj po shkëlqen këtë sezon me skuadrën e Shaktior Soligorsk në kampionatin bjellorus, teksa është kthyer në një protagonist me golat e shënuar duke udhëhequr skuadrën e tij në këtë fillim sezoni.  Në një intervistë për mediat në Bjellorusi, sulmuesi ka folur edhe për Shqipërinë dhe diferencat me futbollin bjellorus teksa sipas Bakajt futbolli në Shqipëri ka pësuar rritje pas kualifikimit në Europianin e 2020.

“Mendoj se kampionati bjellorus është më i fortë se në Shqipëri. Në Shqipëri luhet një futboll më teknik, si në të gjithë Ballkanin. Ndërsa këtu aplikohet një futboll më shumë fizik pasi i kushtohet shumë rëndësi anës fizike. Kam luajtur gjithashtu edhe në Rusi dhe Ukrainë. Por, futbolli në Shqipëri ka ndryshuar shumë pas pjesëmarrjes në kampionatin Europian. Tani kemi skuadra të mira, shumë futbollistë të rinj të cilët largohen për të luajtur në ligat më të forta, Itali, Belgjikë apo Holandë.  Një gjë që 10 vjet më parë nuk mendohej. Dhe tashmë çdo vit 3 ose 4 lojtarë transferohen drejt Perëndimit. Çdo vit futbolli shqiptar përmisohet edhe më shumë, zhvillohet dhe tashmë çdo ndeshje transmetohet në Tv.

Futbollistët cilësorë në Shqipëri paguhen deri në 10 mijë euro. Kushtet më të mira ofrohen te Skënderbeu, Partizani apo Kukësi.  Në klubet elitare dhe që kanë objektiva, paratë nuk janë problem dhe paguhen në kohë. Ndërkohë, në klubet e tjera mund të ketë disa vonesa. Por, ky nuk është vetëm një problem shqiptar pasi edhe në klubet e tjera të Ballkanit ekziston problemi i pagesave. Në Rumani apo Serbi.

Në Shqipëri ashtu si në të gjithë botën, në futboll ka shumë investim në futboll. Të luash për një klub të mirë shqiptar, nuk është se do të fitosh shuma stratosferike por janë të mjaftueshme për të jetuar mirë. Në Shqipëri ka një diferencë të madhe mes rrogave të futbollistëve dhe atyre që kanë një tjetër profesion. Dhe shumë prindër dëshirojnë që t’i bëjnë fëmijët e tyre futbollistë. Rroga mesatare në Shqipëri për momentin varion në 400-500 euro.

Standarti i jetesës në Tiranë është i lartë. Dhe kjo lidhet me çdo gjë. Atje gjen qendra tregtare me standard të lartë, ndërkohë vetëm gjysmë larg Tiranës mund të shijosh detin dhe malin. Ndërkohë që në qytetet e tjera, jetesa është e ndryshme nga kryeqyteti dhe shumica mundohen të lëvizin drejt Tiranës, ku ka më shumë mundësi për punë.

Stadiumet kanë ndryshuar nga koha kur kam filluar të luajë, ndërsa në Tiranë për 5-6 muaj do të ndërtohet stadiumi i Kombëtar”, tha Bakaj në përshkrimin e tij për mediat bjelloruse.