Rio Ferdinand ngre në qiell De Bryne: Pasuesi më i mirë në botë, nuk ka asnjë dyshim!

Mançester Siti, edhe pse fitoi 4-3 ndaj Totenhemit, nuk ia doli të kalonte në gjysmëfinale të Champions League, pasi humbja 1-0 në ndeshjen e parë e penalizoi. Paraqitja e skuadrës së trajnerit Pep Guardiola ishte mjaft e mirë në fakt, por ai që ra më shumë në sy ishte mesfushori Kevin De Bryne.

Futbollisti belg ishte protagonist absolut në këtë ndeshje me lojën e tij në mesfushë. Rio Ferdinand, ish-mbrojtës i Anglisë dhe Mançester Junajtid, tani në rolin e opinionistit, për “BT Sport” ka folur me superlativa për këtë futbollist:

“Askush nuk di që ta pasojë topin më mirë se Kevin De Bryne. Pa asnjë pikë dyshimi, ai është më i miri në botë për këtë gjë”, – theksoi mes të tjerash Ferdinand. Dy Bryne është një nga titullarët më të rëndësishëm të Mançester Sitit dhe të Belgjikës. Prej vitesh ai luan në nivele të larta dhe vlerësimet nuk kanë munguar. / Vipsport.al