Rikuperon Emre Xhan, por Juventusin e shqetëson prezenca e kapitenit

Ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve po afrojnë teksa të martën do të zbresin në fushë ekipet e para që do të sigurojnë gjysmëfinalet e kompeticionit. Juventusi do të presë në Torino, Ajaksin ndërsa bardhezinjtë pas barazimit në ndeshjen e parë kanë problemin e të dëmtuarëve.

Megjithatë, sinjale pozitive kanë ardhur për mesfushorin Emre Xhan. Turko-Gjermani duket se do të jetë i gatshëm dhe do të zbresë në fushë nga minuta e parë, teksa edhe nëse nuk do të jetë në 100% të formës, do të sakrifikojë duke qenë se mungesa e tij në Amsterdam u ndje jashtëzakonisht. Ndryshe shfaqet situata për mbrojtësin Kielin, i cili ka probleme në pulpë.

Një dëmtim që përsëritet shpesh dhe nëse kapiteni nuk do ta kalojë plotësisht, atëherë trajneri Alegri nuk do ta rrezikojë, edhe për arsyen se zëvendësuesi i tij Daniele Rugani dha përgjigjet e duhura në sfidën e parë. Ndërkohë, sa i përket situatës së Duglas Kostës, braziliani vazhdon me seancat teraupetike, por prezenca e tij në fushë mbetet një mister. /Egi Çabeli-VipSport.al/