Rezultatet e javës së 28 / Vardari ndal Shkëndijën, fitojnë Shkupi e Rabotniçki

Janë luajtur sfidat e javës së 28-të të kampionatit të elitës në Maqedoninë e Veriut. Bien në sy takime interesante, ku spikat dueli i luajtur mes dy ekipeve pretendente për titullin këtë sezon, Vardar – Shkëndija. Por, Shkëndija nuk ka njohur humbje as në këtë sfidë e cila ka përfunduar 0-0.

Kanë fituar edhe Shkupi e Rabotniçki, ku shkupianët kanë mposhtur në fushën e tyre skuadrën e Sileksit, ndërsa Rabotniçki ka triumfuar në fushën e Renovës.

Pas javës së 28-të, Shkëndija e Tetovës me barazimin ndaj Vardarit tashmë e sheh veten në kuotën e 63 pikëve, me 12 pikë më shumë se vendi i dytë dhe thuajse e sigurt drejt titullit kampion, ndonëse ende jo matematikisht. Ja rezultatet e ndeshjeve të sotme:

 

Java e 28 / Rezultatet

Vardar-Shkëndija Tr.                           0-0

Belasica-Pobeda                                    1-1

Makedonija-Akademija Pandev         1-1

Renova-Rabotniçki                               1-2

Shkupi-Sileks                                         2-1