Reali ngul këmbë për Mbape, por PSG nuk ‘hap’ rrugë dhe në ndihmë i vjen Nike

Tashmë nuk është më një sekret fakti që Reali i Madridit ka piketuar Kilian Mbape si transferimin ‘galaktik’ në merkaton verore. Ndërsa ideja që në stolin e ‘Los Blancos’ është në stol Zinedin Zidan duket si një pikë që favorizon transferimin pasi Mbape preferon të luajë nën urdhrat e patriotit të tij.

Megjithatë, PSG nuk kërkon ta humbë sulmuesin, megjithatë klubi francez mund të jetë i detyruar ta shesë prej FairPlay financiar. Mirëpo, në këtë rast francezët duket se do të kenë një aleat më shumë për të mos humbur Mbapen. Klubi do të firmosë me prestigjiozët e Nike, teksa pritet të përfitojnë një shumë prej 25 milionë eurosh.

Megjithatë, edhe pse marrëveshja me Nike mund t’iu japë frymëmarrje francezëve mbi çështjet e FairPlay-t, të cilët nuk do të jenë të detyruar të shesin me patjetër yjet e ekipit. Por sërish në fund dëshira e vetë lojtarit do të jetë vendimtare dhe e ardhmja e Mbape mbetet në dyshim.  /Egi Çabeli-VipSport.al/