Priti penallti, Strakosha: Dimë të luajmë futboll, Reja suksese dhe shihemi së shpejti

Thomas Strakosha ishte vendimtar te skuadra e LAcios ditën e sotme, duke pritur penallti në takimin ndaj Udinezes. Në përfundim të ndeshjes, Strakosha tha se Lacio tregoi sot që di të luajë futboll, ndërkohë që komentoi edhe emërimin e Edi Rejas si trajner i Shqipërisë.

“Udineze është një ekip i mirë dhe ne e dinim, por treguam se dimë që të luajmë futboll. Ishte e rëndësishme të fitonim dhe realisht e merituam. Në pjesën e dytë u ndjemë pak të lodhur dhe hymë të qetë, por më vonë u zgjuam dhe nuk lamë aksione. Champions? Objektivat janë të arta nga fillimi dhe pikët janë fakt. Kemi folur shumë për të, por kemi humbur pikë.

Ne gjithmonë duam të fitojmë por kemi lënë pikë të rëndësishme. Falënderojmë Zotin që morën një 3 pikësh që mungonte prej kohësh. Penalltia? Unë gjithmonë studioj kundërshtarët dhe falë Zotit e prita këtë radhë. Ishte fitore e merituar pasi ata nuk erdhën te porta. I uroj fat edhe Edi Rejas, trajnerit të ri të Shqipërisë. Shihemi së shpejti”, tha mes të tjerash Strakosha. /Erjon Allaraj-VipSport.al/