Presidenti i Barçës i çudit të tërë: Dembele është më i mirë se Nejmar

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, mendon se Ousman Dembele, është një lojtar më i mirë se Nejmar, edhe pse braziliani cilësohet ndër më të fortët në botë dhe për të siguruar firmën e tij, PSG shpenzoi 222 milionë euro. Fjalë të cilat praktikisht mbyllin çdo lloj diskutimi rreth kthimit të Nejmar në radhët e klubit të tij.

“E kam shpjeguar që kemi një projekt me Dembele e Kutinjo me të ardhurat që siguruam nga shitja e Nejmar kur vendosi të largohej drejt PSG-së. Niveli i Dembele është më i mirë tani se sa ai i Nejmar. Ai është një lojtar shumë më i mirë se Nejmar dhe që tani është përshtatur”, deklaroi Bartomeu, i cili kishte fjalë të mira edhe për Kutinjon.

“Kutinjo është një lojtar i madh, i shkëlqyer, çdo herë është më i mirë. Nuk është e lehtë të luash te Barcelona, duhet të përshtatesh. Ka qenë këtu gjashtë muaj në sezonin e kaluar dhe tani është thuajse një vit. Ai ka besimin e trajnerit, është një yll botëror dhe Barçës i nevojiten yje. Presim shumë nga ai, ka kontratë dhe do të vazhdojë te Barcelona”, deklaroi presidenti i katalanasve. /vipsport.al/