Postimi misterioz i Ajaksit: Hapat e parë të Tadiç në Itali, por jo të fundit!

Me një postim të fundit në rrjetet sociale, Ajaksi i ka trembur tifozët e e tij. Pas uljes së avionit të ekipit holandez në Torino, në profolin Tuiter të klubit është postuar një foto, ku shfaqet Dushan Tadiç që zbret nga avioni.

Ajo që ka ngritur dyshime është fjalia që shoqëron këtë foto: “Hapat e parë të Tadiç në Itali, por sigurisht jo të fundit”. Me shumë mundësi, me anë të këtij postimi, Ajaksi i referohej faktit që futbollisti serb duhet të vrapojë shumë në ndeshjen e nesërme ndaj Juventusit në Champions.

Por, shumë tifozë të Ajaksit kanë nisur të mendojnë se Tadiç mund të largohet në merkaton e verës për në Itali, ndoshta për te Juventusi. Gjithsesi, janë vetëm dyshime tifozësh dhe versioni më i besueshëm për momentin mbetet i pari. Tadiç është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Ajaksit, falë përvojës më të madhe se të tjerët. Serbi shkëlqeu në ndeshjen me Realin, ku mori vlerësimin maksimal. / Vipsport.al