Po shkëlqen me skuadrën e tij, Bolonja vihet në ndjekje të mbrojtësit të Kombëtares

Pak kohë më parë, Kastrioti Dermaku vendosi të largohej nga Kosova për t’u bërë pjesë e Shqipërisë dhe polemikat ishin të shumta pasi vetëm pak javë pasi zgjodhi Shqipërinë dhe debutoi, nuk u grumbullua më. Megjithatë, Dermaku duket se ka një të ardhme të ndritur pasi po bën mjaft mirë te Kosenca.

Kjo ka bërë që pas shërbimeve të Dermakut të vihen disa skuadra dhe një ndër to është edhe Bolonja. Klubi i Serisë A që këtë sezon po has në probleme të shumta në çdo repart, e sheh 27-vjeçarin e Kombëtares si një element të rëndësishëm për mbrojtjen dhe mund të dalë me përfitim nga ai.

Sipas asaj që raporton ‘Bologna News’, Dermaku mund të transferohet këtë verë duke qenë se skadon kontrata e tij dhe mund të kalojë me parametra zero. Një transferim te Bolonja, do të ishte një hap i madh në karrierë për futbollistin. /Erjon Allaraj-VipSport.al/