Po dështon në çdo skuadër, Higuain: Nuk pendohem për zgjedhjet e mia, mirë që ika nga Napoli

Gonzalo Higuain nuk po arrin të shkëlqejë as te Çelsi, pas dështimit që kishte pak kohë më parë te Milani. Sulmuesi argjentinas nuk po arrin të gjejë veten që pas largimit nga Juventusi e megjithatë, ai nuk pendohet për zgjedhjet që ka bërë në të kaluarën.

Në një intervistë të dhënë për ‘ESPN’, sulmuesi i Çelsit është shprehur se i duket e padrejtë që të gjykohet vetëm nga golat e shënuar.

“Nuk jam penduar aspak që kam lënë Napolin. Vjen një kohë ku kushdo zgjedh atë që ai do dhe mendoj se kam bërë zgjedhjen time më të mirë të mundshme. Në këtë moment të jetës, asgjë nuk më prek dhe nuk më intereson më se çfarë thonë njerëzit.

Shpesh herë na shohin si ata që duhet të shënojmë veç gola pasi për atë na paguajnë. Nëse gjykohemi vetëm nëse shënojmë, mua personalisht më duket shumë e ekzagjeruar”, tha Higuain. /Erjon Allaraj-VipSport.al/