Përballen dy herë në 4 ditë, Mançester Siti luan sezonin ndaj Totenhemit

Mançester Siti është duke zhvilluar një sezon të shkëlqyer deri në këto momente, teksa janë në garë për të gjithë trofetë e mbetur,ndërsa kanë fituar ‘Carabao Cup’ dhe janë në finalen e ‘FA Cup’. Megjithatë gara në dy trofetë e rëndësishëm të sezonit mbetet e hapur, pasi në kampionat nuk lejohen hapat fals dhe në Ligën e Kampionëve duhet të përmbysin disfatën e ndeshjes së parë ndaj Totenhemit.

Pikërisht, skuadra e trajnerit Poçetino mund të vendosë shumë për fatet e Siti në këtë sezon. Dy skuadrat do të ndeshen fillimisht në Champions, teksa për Qytetarët do të ishte dështim mos kualifikimi për në gjysmëfinale të kompeticionit. Ndërkaq, pas 4 ditëve dy ekipet do të përballen sërish, këtë herë për llogari të Premier League.

Siti për momentin është në vendin e dytë, me një ndeshje më pak se Liverpuli dhe pikët e lëna do të rezultonin fatale. Në këtë mënyrë, Guardiola do të luajë në 4 ditë do të luajë fatet e sezonit ndaj Totenhemit, ndërsa çdo rezultat tjetër veç triumfit do të quhej dështim.   /Egi Çabeli-VipSport.al/