Pas kërcënimeve iku në Angli, trajneri i mirënjohur drejt divorcit me klubin me traditë

Pritej që ditën e hënë të ishte në Shkodër, por nuk ka qenë. Por, trajneri Agim Canaj as në seancën  stërvitore të ditës së martë nuk e ka drejtuar skuadrën, e madje nuk ka qenë as në Shkodër duke shuar shpresat për një rikthim të mundshwm të tij te kuqeblutë e Vllaznisë.

Seancat stërvitore janë drejtuar nga Safet Osja dhe Ideal Lekiqi, të cilët punuan me skuadrën edhe para se trajneri i mirënjohur Agim Canaj të merrte drejtimin e skuadrës.

Nuk dihet se çfarë të ardhme do të ketë stoli kuqeblu, por Canaj zor se rikthehet, ndërsa në Shkodër zor se mund të emërojnë trajner tjetër deri në fund të sezonit, kur të gjithë në Shkodër shpresojnë që skuadra të ngjitet në Superiore.

E.S./Vipsport.al/