Parashikoi suksesin e Trianës, Muça: Teuta ka diçka brenda që nuk shkon

Ish-futbollisti e trajneri i Tiranës, Shkëlqim Muça, mendon se bardhebluve u duhej më shumë fitorja ndaj Teutës ndaj kishte parashikuar fitoren e saj. Në :Rubrika Sportive” ai bëri analizën e kësaj ndeshje të rëndësishme për ekipin në duelin për mbijetesë.

“Mendova se fitonte Tirana duke parë Teutën që këtë fazë është jashtë forme dhe Tirana është pak më ndryshe e mendova që do të ishte më vendimtare kjo ndeshje për të.

Tirana është në një moment të mirë dhe e shoh shumë të motivuar. Shoh një grup që ka filluar e është konsoliduar e kaloi periudhën kritike. Mema ka mbledhur skuadrën dhe ka filluar të njohë skuadrën më mirë dhe në ndërtimin e formacionit, ekipi ka pamje e strukturë të mirë. Ajo është më e disiplinuar taktikisht ka pak mangësi në qendër të mbrojtjes, në reparte të tjera është e konsoliduar. Po ta shihje me Teutën, kishte pamje, bënin presion, kthehej në pozicionet e duhura, ka ekuilibër.

Teuta është në ditë të vështira, në 3 ndeshje ka pësuar 11 gola, skuadra nuk funksionoi dhe duket që nuk shkon diçka brenda. Në fazën e tretë ka lënë shumë pikë mbrapa, është skuadra me më pak pikë”, deklaroi ai. /vipsport.al/