Parashikimet e Muçës, sheh ndalesën e Partizanit dhe ngjitjen e Flamurtarit

Thuajse si zakonisht, Shkëlqim Muçën edhe këtë javë e ka “djegur” vetëm një ndeshje në parashikimet e tij. Me përjashtim të humbjes së Kukësit ndaj Flamurtarit, ai kishte parashikuar saktësisht të gjitha ndeshjet e tjera të javës që sapo u mbyll në Superiore.

Por cilat janë parashikimet e Muçës për këtë javë? Eksperti i njohur i futbollit, në studion e “Rubrika Sportive”, dha mendimet e tij për ndeshjet e javës së 30, duke argumentuar se këtë herë do të kishte disa rezultate mjaft të veçanta dhe se Flamurtari do të vazhdonte ngjitjen në renditje dhe do të merrte vendin e dytë nëse ata do të përfundonin sipas këndvështrimit të tij.

“Kjo javë është shumë e vështirë për parashikime. Fiton Tirana me Kukësin. Flamurtari fiton ndaj Luftëtarit. Ndeshja Laçi-Skënderbeu dhe Kastrioti-Partizani ndahen në barazim” ishte parashikimi i Muçës.

Nëse gjërat do të rrjedhin si në javët e mëparshme, Muça do të gabojë vetëm një nga këto ndeshje, cila mendoni se do të jetë? /vipsport.al/