Paralajmërimi i Sinematit: Reja do ta pësojë një ditë si e pësoi Panuçi

Opinionisti i njohur, Gëzim Sineamit, mendon se emri i Edi Reja nuk duhet të kënaqë tifozerinë pasi ai fsheh disa probleme. Në “Procesi Sportiv” ai argumentoi edhe problemet që shoqërojnë këtë zgjedhje.

“Para disa javësh, në ditën kur u shkarkua Panuçi, e pritën në Rinas zotin Reja, e çuan në Kryeministri, vajtën panë ndeshjen dhe shkuan te Duka. Nuk kam besuar te Donadoni e Guidolin asnjëherë, se ne i bëmë ftesë në ndeshjen ku deshëm të largonim Panuçin. Reja do ta pasojë një dit si e pësoi Panuçi se kështu i presim e i përcjellim këta trajnerët e huaj. Presidenti merr gjithë botën kur jemi pa trajner, po të shohësh ditët pa trajner, ndoshta janë më shumë se ato me trajner. Me gjej një vend tjetër që vonon kaq shumë ditë pa trajner.

Kujdes, ai është trajner klubesh, ka specifikë tjetër nga trajneri i kombëtares. Në klube punon çdo ditë me ekipin. Kurse në ekipin kombëtar duhet të paraqesësh edhe punën e tjetrit. Puna e tjetrit te ne ishte që u thamë të luanin për Shqipërinë e për Panuçin por ata nuk luajtën për asnjërën. Aty ai nuk duhej të kishte pranuar ofertën.

Edhe Bariç ishte profesor i nderuar, më të nderuar se ai nuk kishte po a ju kujtohet si ia bëmë?”, tha Sinemati. /vipsport.al/