Paradoksi i Luftëtarit/ E konsideron ‘të panjohur’, e dërgon si përfaqësues në Asamble

Luftëtari ndryshe nga sezoni i kaluar ku ishte surpriza e madhe në Kategorinë Superiore duke kapur një vend në Kupat e Europës, këtëb sezon po lufton për mbijetesë dhe po përballet jo pak me krizë ekonomike. Sikur të mos mjaftonin këto, duke se ka probleme edhe me stafin drejtues të klubit bluzi.

Pak ditë më parë, i ftuar në emisionin ‘Rubrika Sportive’, Artan Lazaj u paraqit si avokat i klubit bluzi, por vetëm një ditë më vonë tregoi klubi i Luftëtarit duke e konsideruar si person që nuk ka lidhje me klubin. Sakaq, zyra për shtyp e Luftëtarit u shpreh se as Vangjel Tavo nuk është aksioner i klubit dhe se vetëm Bekim Halilaj ishte i tillë.

Paradoksi me Luftëtarin lidhje me Asamblenë e sotme, duke qenë se përfaqësues nga klubi bluzi ishte Grigor Tavo, ai i cili edhe ka votuar në lidhje me propozimet e FSHF-së që në mënyrë direkte kanë lidhje me klubin gjirokastrit.

Reagimi i klubit:

“Luftëtari është i detyruar te reagoje ndaj deklaratës qe Artan Lazaj ka bere pas reagimit te K.F Luftëtarit lidhur me përfaqësimin e tij në një studio Televizive.

Edhe pse nuk është koha për replika dhe kundër replika, pasi fokusi ynë i vetëm është ndeshja e radhës dhe sigurimi sa me i shpejte i mbijetesës, nuk mund te leme pa përmendur disa fakte qe zoti Lazaj i harron ose nuk i përmend.

Se pari edhe pse zoti Lazaj pretendon se është përfaqësues ligjor I K.F Luftëtari, është e pafalshme për përvojën e tij si jurist qe te jete avokat i një shoqërie dhe te mos njohe aksionarët e saj.

Pretendon se përpara se te shkonte ne studio është konsultuar me aksionarët. Duam te sqarojmë lexuesit se nga emrat e përmendur, vetëm zoti Bekim Halilaj është aksioner i Luftëtarit, ndërsa as Artur Dadaj dhe as Vangjel Tavo nuk janë aksionarë te K.F Luftëtari.

Është qesharake për një jurist përvoje, qe te mos marre mundimin te lexoje një ekstrakt QKR-je përpara se te reagoje publikisht.

Ndërsa fakti që qenka emëruar prej dy javësh avokat i klubit është një e pavërtete e madhe, pasi nuk ka asnjë dokument apo autorizim nga presidenti i klubit për këtë.

I lutemi zotit Lazaj qe te tilla deklarata te mos i vijoje pasi shqetësojnë ambientin dhe fyejnë përvojën e tij si jurist. /Erjon Allaraj-VipSport.al/