Oferta e çmendur e PSG, ofruan 3 rezidenca luksi jashtë Parisit por talenti sërish zgjodhi Barcelonën

Padyshim që mesfushori i Ajaksit, Frenki De Jong pritet të jetë një superstar në futbollin botëror. Holandezi ka zhvilluar deri më tani paraqitje të shkëlqyera me Ajaksin, teksa nuk i shpëtoi interesimit të Barcelonës.

Katalanasit duke parë karakteristikat e 21-vjeçarit u hodhën në sulm dhe arritën të bindnin Ajaksin për shumën e 75 milionë eurove. Por, gara për De Jong nuk ishte aspak e lehtë pasi pretendentët ishin të fortë dhe luajtën kartat e tyre deri në fund. Kështu, së fundmi mediat spanjolle kanë zbuluar prapaskenën se PSG pavarësisht se e kuptuan se De Jong preferonte Barcelonën, nuk u dorëzuan deri në fund për mesfushorin.

Francezët i ofruan De Jong 3 rezidenca luksi jashtë Parisit,për teksa te njëra prej tyre kishte qëndruar edhe Nejmar, ndërsa i ofruan edhe rrogë më të lartë por mesfushori nuk ndërroi mendje dhe zgjodhi skuadrën që më shumë i përshtatet stilit të tij të lojës. Një tjetër rast që tregon se paraja në botën e futbollit nuk është gjithçka dhe historia e blaugranave për De Jong peshonte më shumë. /Egi Çabeli-VipSport.al/