Njihuni me Elodie, këngëtaren dhe modelen që ka “trullosur” Balotelin me linjat e saj!

Mario Baloteli ka nisur një histori të re dashurie. E ka zbuluar revista “Oggi”, sipas së cilës, sulmuesi italian që luan me Olimpik Marsejë në Francë, i ka fituar zemrën bukuroshes Elodie, këngëtares që u rendit e dyta në programin “Amici” të Maria De Filipit.

Elodie ka një të kaluar si modele, ndaj dhe trupi i saj ka linja perfekte. Dhe duket se kanë qenë pikërisht linjat joshëse të këngëtares që e kanë tunduar ish-sulmuesin e Interit, Milanit dhe Liverpulit.

Elodie ka lindur në Romë, më 3 maj 1990, me baba italian dhe nënë franceze. Në talent-shoun “Amici’ ajo fitoi çmimin e kritikës në kategorinë e këngëtarëve. Tani, me historinë e re të dashurisë, me siguri do të pushtojë faqet e para të revistave dhe të shtypit rozë. / Vipsport.al