Nejmar mërzitet me Parisin, braziliani ëndërron të luajë me fanellën e Realit

Nejmar vazhdon të mos aktivizohet pas dëmtimit të pësuar para 2 muajve. Braziliani ka nisur fazën e rikuperimit dhe për pak kohë do të jetë i gatshëm, edhe pse fundi i sezonit është afër dhe kanë mbetur shumë pak ndeshjes. Ndërkaq, pas mbylljes së sezonit hapet merkato dhe aty emri i sulmuesit do të jetë sërish aktiv.

Nejmar duket se po konsideron seriozisht një transferim në ‘Santiago Bernabeu’, vitin tjetër teksa aventura në Francë nuk e tërheq më 27-vjeçarin. Edhe mundësitë për të triumfuar në Ligën e Kampionëve e shqetësojnë Nejmarin pasi PSG e ka të vështirë të përballet me ekipet që në atë kompeticioni kanë një peshë të madhe. Në këtë formë braziliani, i cili u përfol para disa kohëve si një dëshirë e Real Madrid, mund të ketë momentin e duhur për t’u larguar nga Parisi.

Nejmar do të ishte i lumtur të ktheje në Spanjë, edhe pse me fanellën e rivalëve të ish-ekipit. Nga ana tjetër, ‘galaktikët’ dihet tashmë që janë në kërkim të lojtarëve cilësorë për të rikthyer skuadrën konkurruese në çdo kompeticioni, pas një sezoni tejet zhgënjyes. Me Nejmar, tekniku Zidan do të kishte në duart e tij një armë të madhe, dhe braziliani shumë mirë mund të mbushë boshllëkun që ka lënë Kristiano Ronaldo në sulmin e madrilenëve.

/Egi Çabeli-VipSport.al/