Në pritje të vendimit të Disiplinës, dy titullarë të kryesuesve mbyllin sezonin

Në Ballsh janë në pritje për të zyrtarizuar fitoren  në tavolinë për ndeshjen e zhvilluar në Kavajë e cila u ndërpre në minutën e 78-të. Por, lajme jo fort të mira vijnë nga infermieria, aty ku dy titullarë duket se për këto javë të mbetura nuk do të jenë gati.

Ildi Shyti mesfushor qendre dhe Elis Doksani mbrojtësi i qendrës dhe Shpresave U-21, dy lojtarë që janë aktivizuar si titullarë në pjesën më të madhe të sezonit, duket se e kanë mbyllur para kohe edhe për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar.

Shyti ka problem me rrëzat e barkut, ndërsa Doksani u dëmtua në miqësoren me Tomorin. Por, edhe Marjo Barjamaj që luajti në pjesën e dytë ndaj Besës në Kavajë, duket se në ndeshjen ndaj Lushnjës në Ballsh në fundjavë do të jetë në formën e tij më të mirë. Skuadra e Bylisit, sot ka dalë në fushën e stërvitjes dhe është fokusuar te sfida e fundjavës me Lushnjën, ku synohen 3 pikët e radhës.

E.S./Vipsport.al/