Në mesjavë merret vendimi, klubi ka një ide para ndeshjes me Apoloninë

Tomori u mund në Pogradec, ndërsa në Berat këtë fundjavë do të luajnë finale me Apoloninë. Pritet që të ketë një mbledhje në klub, pasi është folur së dënimi i dhënë nga Komisioni  i Disiplinës mund të konvertohet me gjobë.

Por, në dorë e ka Bashkia e Beratit. Skuadra tashmë është “buzë greminës” dhe i duhen patjetër 3 pikët ndaj Apolonisë, ndryshe rrezikon shumë. Në mesjavë do të vendoset, nëse do të paguhet ose jo, ndryshe skuadrës i duhet që të gjejë një stadium tjetër për të luajtur ndaj Apolonisë.

Tomori e nisi garën me pretendime, por largimet në mënyrë të parakohshme të disa lojtarëve të huaj si dhe problemet financiare apo dhe dënimi i rëndë nga Disiplina, bën që beratasit tashmë të diskutojnë seriozisht mbijetesën në Kategorinë e Parë.

E.S./Vipsport.al/