Napoli rinovon me Milik dhe përgatit ofertën për talentin e PSV

Skuadra e Napolit edhe këtë sezon nuk ia doli të konkurronte me Juventusin në kampionatin italian, por edhe në Europë të kaltrit nuk arritën të shkonin më tej se çerekfinalet e Europa League. Mirëpo, ky ishte sezoni i parë nën drejtimin e Karlo Ançelotit, dhe tekniku italian ka nisur nga puna për sezonin  e ardhshëm.

Në këtë formë Napoli, ka nisur nga puna për të ndërtuar skuadrën e vitit tjetër, dhe napoletanët kanë rinovuar me sulmuesin Arkadiush Milik. Polaku në aktivizimet e tij ka shkëlqyer teksa ka shënuar në vazhdimësi dhe është shpërblyer me rinovimin. Edhe pse mungon ende zyrtarizimi kontrata e re do të skadojë në vitin 2023.

Ndërkaq, Napoli ka nisur nga puna edhe për afrimet në merkaton verore teksa janë të interesuar për sulmuesin e PSV, Hirving Lozano. Futbollisti i PSV është një objektiv i napoletanëve ndërsa nuk do të jetë e lehtë të binden drejtuesit e klubit holandez, të cilët kërkojnë deri në 40 milionë euro. Sakaq, nga klubi italian pritet të largohet sulmuesi Driz Mertens, të cilit nuk i është rinovuar kontrata dhe Napoli mund ta lejojë futbollistin të largohet, njëjtë siç u veprua edhe me Marek Hamshik.

/Egi Çabeli-VipSport.al/