Motivim për të fituar Ligën e Kampionëve, yjet e Totenhemit marrin shpërblim të frikshëm

Totenhem arriti të eliminonte Mançester Sitin, duke bërë një surprizë të madhe, ku humbja 4-3 në transfertë, nuk e ndëshkoi për eliminim pasi arriti të realizonte plot 3 gola në fushë kundërshtare. Kualifikimi për në gjysmëfinale, ka rritur shpresat në kampin anglez se këtë sezon mund të fitohet Liga e Kampionëve, ku përballë në turin tjetër do të kenë Ajaksin e Amsterdamit.

Përfitimet janë të mëdha në këtë fazë të Championsit, por duket se drejtuesit nuk janë shumë të interesuar për të ardhurat, aq sa janë të interesuar për prestigjin që ka ky kompeticion. Kështu, shpërblimi për futbollist5ët nëse arrijnë të fitojnë Championsin, do të jetë i madh.

‘Daily Mail’ raporton se në rast të një fitoreje të Championsit, futbollistët e Totenhem do të përfitojnë plot 5 milionë euro. Aktualisht, futbollistët kanë përfituar 2 milionë euro për ardhjen në këtë fazë dhe pritet që fitimet bonuset të vazhdojnë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/