Mosha dhe dëmtimet nuk e pengojnë, De Rosi shtyn ‘pensionimin’ për sezonin tjetër

Sezoni i Daniele De Rosit ashtu edhe si ai i Romës është karakterizuar nga dëmtimet e shumta të cilat nuk e kanë lejuar kapitenin të aktivizohet me vazhdimësi. Edhe pse në ndeshjet e fundit De Rosi u duk sikur i la pas problemet fizike, sërish ka pësuar një dëmtim të ri muskulor.

Ndërkohë, ende nuk bëhet e ditur periudha në të cilën do të mbetet jashtë fushave, megjithatë futbollisti do të bëjë të pamundurën për ë qenë prezent në ndeshjet e fundit të kampionatit, teksa Roma kërkon kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë as mosha dhe as dëmtimet dhe problemet fizike nuk e kanë penguar lojtarin që me shumë mundësi do të rinovojë edhe për një tjetër sezon me klubin e tij të zemrës, për t’u tërhequr përfundimisht nga futbolli aktiv. Sakaq, De Rosi përgatitet më pas që të marrë një post drejtues në klubin që i kushtoi karrierën, sëbashku me mikun e tij, Françesko Toti. /Egi Çabeli-VipSport.al/