“Mjaft me futbollistë”, Erjona Sulejmani ‘var këpucët në gozhdë’ dhe flirton me… presidentin e Interit

E njohur si ish-bashkëshortja e futbollistit Blerim Dzemaili, Erjona Sulejmani di të jetë në qendër të vëmendjes edhe kur rri dhe lundron në internet. Pikërisht këtë ka bërë në rrjetin social ‘Instagram’ ku ka kaluar kohën e lirë duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave në lidhje me jetën e saj private ku përveç pyetjeve në lidhje me Dzemailin, nuk kanë munguar as pyetje të tipit: “Mesi apo Ronaldo”.

E mërzitur si duket nga jeta me një futbollist, Sulejmani ka vendosur t’i thotë mjaft futbollit, ose më saktë futbollistëve. Mediat italiane kanë nisur të aludojnë në lidhje me jetën private të modeles nga Shkodra, për të cilën janë të bindur se po flirton me presidentin e Interit, Stiven Zhang.

Sikur të mos mjaftonin vetëm fjalët e mediave, ka qenë vetë Sulejmani ajo e cila ka turbulluar jo pak ujërat në ‘Instagram’, ku në pyetjen nëse po flirton me Zhang apo janë vetëm miq, i është përgjigjur vetëm me simbolin e syve, duke treguar se po investigon, ose të paktën kështu duket nga përgjigja e saj. /VipSport.al/