Miqësore me të rinj nga kampionati shqiptar, kuqezinjtë provojnë forcën në Paris

Ekipet e moshave të Shqipërisë, por marrin një vëmendje të veçantë kohët e fundit duke qenë se shpesh herë organizohen miqësore për të parë elementë të rinj dhe të shpeshta janë rastet kur ka edhe grumbullime pa ndeshje miqësore. Pas dy takimeve që luajti Shqipëria U18 ndaj Maqedonisë së Veriut, radhën për të zbritur në fushë e ka Shqipëria U20.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Biturku, do të ketë përballë Katarin në një ndeshje miqësore, e planifikuar që të luhet në datën 15 maj në Paris. Kanë qenë drejtuesit e futbollit në Katar, ata të cilët kanë kërkuar këtë ndeshje miqësore me Shqipërinë, duke ditur edhe marrëdhënien e mirë që ekziston mes FSHF-së dhe Federatës së Futbollit të Katarit.

“Shqipëria e 20-vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Ilir Biturku, do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Katarin U-20. Kjo miqësore vjen pas një ftese të ardhur nga Federata e Futbollit të Katarit në vazhdim të marrëdhënieve të mira të bashkëpunimit me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Ndeshja miqësore do të zhvillohet më datë 15 Maj, në Marcoussis Center në Paris, në orën 18:00.  Ekipi i trajnerit Biturku do të grumbullohet më datë 13 maj në Paris ku do të zhvillojë dhe seancat stërvitore deri në ditën e ndeshjes. Për këtë ndeshjes miqësore do të vëzhgohen lojtarë të datëlindjeve 1999-2000, kryesisht nga kampionati shqiptar, për faktin se nuk është një datë zyrtare nga FIFA për ndeshje miqësore”, shkruhej në njoftimin e FSHF-së. /VipSport.al/