Mesfushori shqiptar luan si titullar në Rumani, vijnë ofertat pa u mbyllur sezoni

Enriko Papa rikthehet që të luajë si titullarë me Dinamon e Bukureshtit, në ndeshjen shtëpiake ndaj skuadrës së Hermanshtadit, ku skuadra ka fituar 1-0 duke hedhur një hap të sigurt drejt mbijetesës. Papa ka bërë një paraqitje mjaft të mirë.

“Vipsport.al” ka mësuar se mesfushori shqiptar është drjet rinovimit me skuadrone  Botoshanit, por nuk i mungojnë edhe ofertat e tjera nga kampionate te ndryshme të Europës por edhe më gjerë.

Papa është një futbollist me eksperiencë tashmë, aq më tepër që ka enë pjesë e skuadrave të njohura të Superiores, si Tirana, Teuta, Apolonia por ka luajtur dhe me Bylisin e Lushnjën.

Pritet që së shpejti të ketë edhe një takim me drejtuesit e klubit për të folur edhe rreth detajeve të së ardhmes, ndërsa deri më tani mesfushori është aktivizuar 1003 minuta duke shënuar edhe një gol mjaft të bukur ndaj Dinamos së Bukureshtit.

E.S./Vipsport.al/