Mesazh i qartë i Ançelotit për kritikët, Hysaj bëhet i paprekshëm

Karlo Ançeloti u ka mbyllur gojën të gjithë atyre që kritikuar Elseid Hysajn në këtë sezon dhe pritnin largimin e futbollistit shqiptar nga radhët e napolitanëve. Duke kuptuar se Napoli ka nevojë për lojtarë me tipare mbrojtëse më shumë se futbollistë ofensivë sa i përket prapavijës.

Edhe pse Hysaj u vu në epiqendër të kritikave pas ndeshjes me Arsenalin dhe shumë tifozë pritnin që largimi i tij në verë të bëhej fakt i kryer. Por Ançeloti ka ndryshuar plotësisht mendje për mbrojtësin shqiptar dhe këtë e ka treguar duke e hedhur në fushë titullar edhe në ndeshjen e sotme ndaj Kievos, për të mos rrezikuar asgjë në prapavijë. Ndërkaq, duket se ai që ka “ngelur në klasë” është pikërisht Malkuit, i cili shihej nga shumëkush si pasardhësi i futbollistit shqiptar.

Ekspertët e merkatos italiane, në ditët e kaluara kanë argumentuar shpesh se Napoli ka kërkuar në treg për futbollistë cilësorë në krahët e mbrojtjes por nuk ka gjetur të tillë që i afrohen cilësive të Hysajt. Ndaj ka ardhur edhe kjo kthesë e Ançelotit dhe klubit i cili tashëm duket gati edhe për të rinovuar kontratën e lojtarit. /vipsport.al/