Mëneri: Flamurtari ka precedent, është Holanda e Botërorit 1974

Gazetari i njohur Fatmir Mëneri, në studion e “Rubrika Sportive” mendon se situata absurde me të cilën përballet Flamurtari, nuk është pa precedent dhe ka dhënë një rast shumë të veçantë për ta ilustruar.

“Nuk është pa precedent. Në Botërorin e vitit 1974, ekipi më i mirë ishte Holanda. Deri sa erdhi në finale bëri spektakël. Para finales, qeveria holandeze lajmëroi për një premio të madhe që do të jepte.

Pastaj ata stonuan në finale me Gjermaninë dhe ajo që u tha në një nga deklaratat e asaj kohe ishte se ‘kur vijnë paratë këta harrojnë të luajnë me topin’”, tha Mëneri. /vipsport.al/