Mema: U kthyen kujtimet e mira, nuk fitova as unë e as Greca

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, e sheh fitoren e sotme si shumë pozitive sidomos për faktin se ekipi i është kthyer lojës së mirë. Në “SuperSport”, ai deklaroi se ekipi e ngrohte pikërisht për këtë arsye, ndërsa sqaroi edhe ccështjen e pezullimit të Grecës.

“Kjo më jep garanci për të ardhmen se ekipi u shpreh mirë në shumicën e lojës. Kjo ishte arma më e mirë sot se u kthyen lojërat e mira dhe kështu mund të fitosh.

Kjo është një ndeshje e duhet marrë në konsideratë vetëm si një ndeshje. Të shohim në vazhdimësi si do të jenë këta lojtarë dhe nëse do të jenë në këtë lloj forme. Mendoj se ekipit iu kthye fizionomia për këtë ndeshje të fazës së tretë. U kthyen kujtimet e mira sa i përket lojës dhe rezultatit.

Te goli po shoh që lojtarët po rrinë statikë, duhet më shumë luftë sa i përket topit. Në analizë i thashë që Teuta është e forto në shtatlartësi dhe goditje standarde. Kjo duhet parë se nuk duhet të pësosh këto lloj golash. Nuk është se këto gola vijnë nga loja e kundërshtarit. Ne duhet të riparohemi në vazhdimësinë tonë, ne të riparojmë gabimet dhe të jemi në ekuilibër për ekipin dhe garanci për të ardhmen.

Nuk kam koment për aleancat, është e thjeshtë. Në konferencë kam thënë që në një moment tjetër do të sqaroj gjërat. Nuk jam një tip që bëj “pas” për këto gjëra. E kam thënë edhe në konferencë që do të flas në një moment të dytë.

Greca? Ai është pjesë e ekipit. Çdo lojtar që thyen disiplinën apo rregullat e klubit, ndëshkohet se ato janë të padiskutueshme për mua, Çdokush duhet të përqendrohet te puna e shpjegimet e trajnerit. Nuk duhet të ketë konflikte, thjesht duhet të bëjmë punë dita-ditës më mirë. Ka qenë një moment ku Greca mund të ketë qenë nën presion, tek një moment që përfundon me fitoren e rregullores, as timen e as të Grecës.

Lojtarët që do të jenë më në formë unë do t’i fus të luajnë, nuk ka asnjë lloj problemi, ka vend për të gjithë. Ky kampionat është drejt përfundimit por ka ndeshje sa të duash. Do t’i shoh gjatë javës dhe të përgatis ekipin për javën tjetër. Të gjithë janë organikë e klubit dhe të japin maksimumin për këtë klub”, tha Mema. /vipsport.al/