Me sy e veshë nga Lozana, vjen dita e madhe për Skënderbeun

Prej kohësh, Skënderbeu luan në Kategorinë Superiore duke shpresuar për një vend në Kupat e Europës, megjithëse në fuqi është vendimi për të mos luajtur për 10 vite. Sot, Skënderbeu është zhvendosur në Lozanë, aty ku do të mbahet seanca dëgjimore në KAS për klubin korçar.

Skënderbeu pret që të marrë një lajm të mirë nga KAS-i në mënyrë që të rikthehet edhe një herë tjetër në Kupat e Europës dhe nga sezoni tjetër, t’i rikthehet garës për titullin kampion, ku besimi në kampin korçar është i madh. Në Lozanë ka shkuar presidenti Ardian Takaj i cili do të ndjekë nga afër punimet për çështjen e klubit të tij, i shoqëruar nga avokatët të cilët mbarojnë koçarët.

Sot nuk pritet të jepet një vendim përfundimtar për Skënderbeun, por do të jetë vetëm një seancë dëgjimore. Përfaqësuesit e Skënderbeut do t’i përgjigjen panelit të KAS në lidhje me hetimin dhe pritet që vendimi zyrtar të merret në një datë tjetër. Kujtojmë që vetë KAS nuk ka një njoftim në lidhje me seancën dëgjimore të Skënderbeut në axhendën mujore. /Erjon Allaraj-VipSport.al/