“Më dukej mendjelehtë”, tashmë De Brujne e ka shok skuadre

Mesfushori i Mançester Sitit, Kevin De Brujne është një nga lojtarët më të rëndësishëm për trajnerin Pep Guardiola. Mirëpo, para se të transferohej në kampionatin anglez prej Volfsburgut, belgu kishte filluar të kishte impresionet e para për ata që do të ishin shokët e skuadrës së ardhshme.

De Brujne ka thënë sëfundmi se mendonte se Rahim Sterling do të ishte një tip i ndryshëm nga ai dhe do ta kishte të vështirë bashkëjetesën me të pasi sulmuesi anglez përshkruhej negativisht në mediat angleze.

”Para se të transferohesha te Siti, nuk e dija se si do të veproja me Rahem Sterling. Nuk e kisha njohur më parë, por në tabloidët anglezë përshkruhej si djaloshi arrogant që la Liverpulin për para. Më dukej mendjelehtë, por me kalimin e kohës u afrova më shumë me Sterling, pasi fëmijët tanë kanë lindur afërsisht në të njëjtën kohë dhe tani që e njoh mirë Sterling e di sa person i mirë është”, tha De Brujne. /Egi Çabeli-VipSport.al/